Arrestohen vrasësit e Elson Kalaverit, 36 vjeçarit të ekzekutuar në Pisa për hakmarrje

Prokuroria italiane së bashku me autoritetet shqiptare kanë zbardhur atentatin ndaj Elson Kalaverit, 36 vjeçarit që u ekzekutua me breshëri plumbash nga 3 persona në fshatin Sasso Pisano të Komunës Castelnuovo Valdicecina, provincë e Pisas të Italisë.

Ngjarja ndodhi në gusht të vitit të kaluar, kur viktima ishte në automjetin e tij së bashku me një person tjetër, që fatmirësisht shpëtoi.  Kalaveri dyshohet se u ekzekutua për hakmarrje, pasi në 17 Janar 2014 plagosi me plumb në kokë në Komisariatin e Mamurrasit Gentian Kecin.

Mësohet se janë vënë në pranga Shkëlzen Keqi dhe 4 të tjerë, 1 shqiptar dhe 3 italianë, ndërsa mes tyre është edhe porositësi i vrasjes. Keqi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Italia dhe është arrestuar teksa udhëtonte nga Thumana drejt Tiranës.