Mustafa Martinaj, babai i Ervis Martinajt është paraqitur sot në GJKKO për gjyqin në lidhje me pronat e djalit të tij, i cili rezulton i zhdukur që prej gushtit të vitit 2022. Bëhet fjalë për 34 pasuri të Martinaj dhe personave të afërt, të cilat janë skuestruar me urdhër të SPAK.
Megjithatë seanca u shty për shkak të mungesës sës dy avokatëve.
Ndërkohë Mustafa Martinaj u ndal në një komunikim për gazetarët jashtë dyerve të gjykatës duke thënë se autoritetet nuk duan që ta zbardhin ngjarjen.
“Nuk duan ta zbardhin, prandaj e lënë në Kurbin, pasi ua kam dhënë koordinatat e sakta dhe emra konkretë”, tha ai.
Ai shtoi se drejtues të policisë kriminale janë të interesuar që të mos e zbardhin atë.
“I kam thënë të gjitha në SPAK kur erdha dëshmova me kërkesën time, askush nuk është interesuar që ateherë” përfundoi Martinaj
Kujtojmë se në tetor të 2025-ës, babai i Ervis Martinaj bëri edhe një lëvizje në Gjykatën e Lezhës, ku kërkoi që djali i tij të shpallet zyrtarisht i zhdukur, çështje e cila ende nuk ka vendimmarrje.