“Je çmendur moj”, debate me tone të larta mes kryetares së KLP-së dhe Stojanit: S’ka gjë më ordinere se kjo!

Seanca e datës 30 prill e Këshillit të Lartë të Prokurorisë është zhvilluar mes toneve të larta mes kryetares Mirela Bogdani dhe anëtarit Sokol Stojani.

Shkak u bë një vendim i marrë për hapjen e vendeve vakante në KLP drejt Kuvendit, ndërsa kryetarja Bogdani kërkoi rikthimin e tij për shqyrtim.

Por kjo ka hasur në kundërshtimin e anëtarit të KLP-së, duke shkaktuar edhe debate të forta gjatë mbledhjes, e cila zgjati mbi 7 orë.

Jo vetëm kaq. Në debatin me tone të larta, Stojani pretendoi se Bogdani dhe anëtarë të tjerë të KLP nuk kanë formimin e duhur për pozicionin që mbajnë.

“Ne mund të mos ta duam njëri tjetrin, por jemi të dënuar të punojmë me njëri tjetrin”- i drejtohet Stojani kryetares së KLP-së, duke akuzuar këtë të fundit se po pengon vendimmarrjen e shumicës.

Pjesë nga debati:

Sokol Stojani: S’ka gjë më ordinere se kjo. Ky është një problem konceptual.

Mirela Bogdani: Unë e rikthej për diskutim.

Sokol Stojani: Nuk diskutohet një vendim i marrë! Po nuk rrëzohet një diskutim, moj!

Mirela Bogdani: Unë kështu e gjykova. Kush je ti që më tregon mua?

Sokol Stojani: Po kush je ti, moj?

Mirela Bogdani: Po mbase jam çmendur unë.

Sokol Stojani: Po je çmendur, moj, je çmendur.