Drejtori i MCN TV, Endri Meksi, është paraqitur ditën e sotme në ambientet e Prokurorisë së Posaçme.
Ai është thirrur nga prokurorët Altin Dumani dhe Bledar Maksuti, të cilët po hetojnë edhe dosjen e AKSHI-t.
Meksi ka denoncuar edhe se kohët e fundit ka marrë kërcënime për jetën, teksa disa ditë më parë dyqanit të tij iu vendos tritol. Gjithashtu ai ka gjetur edhe një GPS në mjetin e tij, teksa thotë se i rrezikohet jeta.
Në SPAK ai është paraqitur pa praninë e një avokati, teksa nuk dihet ende se cila ka qenë arsyeja që ai është thirrur nga prokurorët.