Gjykata e Posaçme ka kaluar për gjykim dosjen e SPAK për kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës, Fredi Belerin.
Senaca e radhës do të zhvillohet ditën e hënë, ndërkohë që për mediat ka folur avokati i Belerit. Ai është shprehur se klienti i tij po mbahet në burg politikisht, teksa shtoi se gjyqi do të zgjasë dhe Beleri nuk ka pse të rrijë në qeli.
Fredi Beleri dhe bashjkëpunëtori i tij Pandeli Kokaveshi qëndrojnë në qeli prej 12 Majit, pasi u arrestuan për blerje votash. Pak ditë më parë, Media Ditari publikoi edhe përgjimet që çuan në arrestimin e të dyve.