Nis protesta e PD/ Berisha dhe demokratët mblidhen para Kryeministrisë, thirrje “Rama ik”

Ka nisur protesta e Partisë Demokratike para Kryeministrisë, teksa protestueve u është bashkuar edhe kryedemokrati, Sali Berisha.

Berisha, deputetë dhe përfaqësues të PD, se bashku me qytetarët pritet që të nisin marshimin, pavarësisht motit me shi.

Policia e Tiranës ka marrë masat për mbarëvajtjen e këtij tubimi, teksa ka theksuar se leja e dhënë është vetëm për në bulevardin qendror.

Në terren janë rreth 1500 forca të policisë për mbarëvajtjen e protestës dhe garantimin e rendit dhe sigurisë.

Kjo është protesta e tetë kombëtare e opozitës, ku kërkohet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama.

Kujtojmë se protesta e fundit u shoqëria me tensione të forta dhe akte dhune, ndërsa disa prej protestuesve u arrestuan dhe të tjerë u proceduan në gjendje të lirë.

Nga ora 15:00 e datës 8 maj deri në përfundim të tubimit, do të bllokohet qarkullimi i automjeteve në segmentin nga kryqëzimi pranë Ministrisë së Brendshme deri te Sheshi Nënë Tereza.

Kufizime do të ketë gjithashtu edhe në rrugët: “Ukraina e Lirë”, “Papa Gjon Pali II” dhe “Ismail Qemali”.