Një nga të rinjtë e përfshirë në sherrin që përfundoi tragjikisht me vrasjen e 66-vjeçarit Rexhep Ismaili, është vetëdorëzuar në polici.
Vogli është transportuar drejt spitalit të Sarandës ku ka marrë ndihmën e parë, pasi rezultonte me një plagë me armë zjarri në këmbë.
Gjatë qëndrimit në spital, Vogli është marrë në pyetje nga prokurorja e çështjes, ndërsa pritet të transferohet drejt spitalit të Vlorë për mjekim më të specializuar, por edhe për arsye sigurie.
Kostandin Vogli dyshohet të jetë personi që kishte konflikt me 50-vjeçarin Tori Ruci dhe për këtë mendohet se ka thirrur disa miq të tij, pasi e kishte pikasur Rucin në lokalin e 66-vjeçarit Rexhep Ismaili. Pikërisht aty ka shpërthyer konflikti fizik me sende të forta, që ka degjeneruar më pas në shkëmbim zjarri mes palëve.
Mendohet se Vogli është plagosur nga të shtënat me kallashnikov nga Rexhep Ismaili, çka detyroi më pas një prej të rinjve të hapte zjarr me pistoletë, duke e vrarë atë.
Nga hetimet paraprake mësohet se në qendër të konfliktit kanë qenë mosmarrëveshjet për pronësinë e një lokali në zonën bregdetare të Sarandës.