Dosja “Partizani”, Taulant Balla dëshmon në GJKKO: I qëndroj kallëzimit tim

Ka nisur në Gjykatën e Posaçme gjyqi për dosjen Partizani, ku do të dëshmojë kreu i grupit të Partisë Socialiste, në cilësinë e kallëzuesit të çështjes.

Jashtë dyerve të GJKKO, Balla u shpreh se i qëndron kallëzimit të bërë ndaj kreut të PD Sali Berisha, për të cilin tha se ndërkohë që është në bankën e të akuzuarve, kjo konsiderohet si “Ditë e madhe për Shqipërinë”.

Që nga viti 1912 Shqipëria s’ka qenë kurrë më afër Europës se sa sot, dhe arsyeja është reforma në drejtësi, që ka rikthyer besimin te drejtësia. Këta në bankën e të akuzuarit më kanë akuzuar mua për shpifje në 2012. Ky është rast tipik i korrupsionit të nivelit të lartë. 5 për qindshi është korrupsion. Unë do përgjigjem për çfarë të më pyesin, por i qëndroj kallëzimit tim”, tha Balla.

Po ashtu pritet që sot të dëshmojnë edhe 7 persona të tjere, konkretisht:

Afrim Tole                  Ish-shefi i Klubit Partizani

Isa Tare                       Ish drejtori i kompleksit

Bujar Labinoti            Ish drejtori i kompleksit

Albert Xhani              Ish presidenti i Partizanit

Paro Laçi                    Ish presidenti i Partizanit

Dhurata Çela             Ish drejtoreshë e AKKP Tiranë          

Petrit Kullolli             Topograf në AKKP Tiranë

Po ashtu edhe kryeministri Edi Rama do të dëshmojë në GJKKO për këtë çështje, në cilësinë e ish-kryetarit të Bashkisë së Tiranës.

Sipas mbrojtjes së Berishës, Rama është person kyç në këtë proces, duke pretenduar se ishte ai personi që përpiloi bazën ligjore për ndryshimin e destinacionit të truallit nga klub sportiv në shesh ndërtimi.