Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur sot në aksin rrugor Fier–Seman, në vendin e quajtur Fermë-Çlirim.
Sipas informacioneve paraprake një automjet është përplasur me një biçikletë dhe si pasojë e përplasjes së fortë, drejtuesi i biçikletës, rreth 65-vjeç, ka humbur jetën.
Ndërkohë automjeti ka përfunduar në kanalin anësor të rrugës.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë tre ambulanca, shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për të zbardhur shkaqet e këtij aksidenti me pasoja fatale.
Po ashtu pritet që policia të dalë me një njoftim zyrtar për aksidentin.