Një i vdekur dhe 6 të plagosur është bilanci i një aksidenti të regjistruar këtë të hënë në aksin Librazhd-Përrenjas, pranë fshatit Xhyrë.
Raportohet se disa makina janë përplasur me njëra tjetrën duke shkaktuar vdekjen e një shtetasi të huaj dhe plagosjen e disa të tjerëve.
Deri tani nuk dihet se si është gjendja shëndetësore e të plagosurve.
Në vendngjarje ndodhen dy automjete zjarrfikëse, ambulanca dhe policia. Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit, grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave.
Pritet po ashtu që policia të dal me një njoftim zyrtar për aksidentin.