Dosja “Veliaj”, GJKKO pranon kërkesën e 7 të pandehurve për gjykim të shkurtuar

Dosja ndaj kryetarit të Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj do të ndahet në dy pjesë, pasi Gjykata e Posaçme pranoi kërkesën e 7 të pandehurve për gjykim të shkurtuar, mes tyre biznesmenët Abule, Bektashi apo edhe ish-deputetja socialiste Klotilda Bushka.

Ndërkohë në seancën e sotme, Veliaj nuk ishte i pranishëm, por u përfaqësua nga avokati i tij, Plarent Ndreca.

Ky i fundit u ndal te kërkesa e Veliajt për transmetimin live të seancave, duke thënë se është i domosdoshëm për transparencën ndaj publikut dhe për të garantuar që qytetarët të informohen mbi zhvillimet e procesit. Megjithatë kërkesa u rrëzua nga GJKKO.

“Unë këmbëngul që për shkak të statusit të veçantë që ka i mbrojturi prej meje, është bazike që qytetarët e Tiranës të dëgjojnë çfarë ka prokuroria për kryetarin e bashkisë. I mbrojturi prej meje është zgjedhur nga 160 mijë qytetarë të Tiranës dhe është kryebashkiak, ndaj duhet të dëgjohet çdo gjë që ndodh në këtë seancë. Është e drejtë e të gjithëve për të dëgjuar se çfarë ndodh në këtë proces gjyqësor”, tha avokati Plarent Ndreca.

Edhe Veliajt, si Meta, iu rrëzua kërkesa për të mos qëndruar në kafazin e qelqtë gjatë seancave gjyqësore.

Të pandehurit që do të gjykohen me gjykim të shkurtuar

Elman Abule- “Rametal” shpk;

Fatmir Bektashi- “Kontakt” shpk;

Mirton Lika- “Lani” shpk;

Frosina Bollo- OJF “Frobolous”;

Adela Kondakçiu

Fatjon Baci

Klotilda Bushka