Është zbuluar emri i agjentit të policisë i ndaluar në kuadër të operacionit të inicuar nga autoritetet franceze në bashkëpunim me SPAK kundër call center-ave mashtrues në Tiranë.
Mësohet se efektivi i ndaluar është August Berberi, me detyrë agjent në Komisariatin, nr.1 në Tiranë.
Sipas raportimeve, ekzistojnë dyshime se në këtë rrjet mund të jenë të përfshirë edhe efektivë të tjerë të Policisë së Shtetit.
Sakaq, nuk raportohet për persona të tjerë të shoqëruar apo urdhër-arreste, ndërsa kujtojmë se ky është aksioni i radhës, pas goditjes së disa Call Center-ve në vendin tonë që mashtronin qytetarë të huaj duke përfituar shumë të mëdha parash.
Vetëm pak ditë më parë, Policia e Shtetit në bashkëpunim me autoritetet austriake zbardhi një skemë mashtruese përmes call center në kryeqytet, e cila dyshohet se u ka zhvatur qytetarëve të huaj mbi 50 milionë euro.