Goditen disa grupe kriminale që shpërndanin drogë në Tiranë, lëshohen 30 urdhër-arreste

Një operacion i gjerë antidrogë është zhvilluar nga Policia e Tiranës, ndërsa mësohet se me urdhër të prokurorisë janë lëshuar 30 urdhër-arreste. 

Sipas informacioneve paraprake, mësohet se janë goditur disa grupe kriminale që merreshin me shpërndarjen e lëndëve narkotike në kryeqytet.

Hetimet kanë nisur prej disa kohësh nga Antidroga e Tiranës ndërsa nuk dihet ende numri i të arrestuarve.

Burime për mediat bëjnë me dije se pikënisje e këtij operacioni kanë qenë goditjet e mëparshme, ku nga zbërthimi i komunikimeve janë siguruar prova që implikojnë personat e dyshuar.

Ndërkohë pritet që blutë e Tiranës të dalin me një informacion zyrtar në lidhje me këtë aksion.