Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Silvio Gonzato, gjatë një takimi me kryeministrin Edi Rama dhe përfaqësues të biznesit ushqimor, tha se siguria ushqimore nuk është vetëm kërkesë, por e mirë themelore dhe u takon të gjithë qytetarëve.
Ai nënvizoi se Shqipëria ka hyrë në një fazë vendimtare të negociatave e BE dhe ky sektor mbetet një nga më kompleksët në procesin e integrimit në BE.
Sipas ambasadorit të BE-së, harmonizimi me standardet e BE forcon besimin e konsumatorëve dhe krijon mundësi të reja për rritje dhe eksporte.
Më tej ai shtoi se “Nevojiten më shumë përpjekje nga qeveria që bizneset të kuptojnë plotësisht kategorizimin dhe mbështetjen që duhet të kenë për të patur më shumë financim”.
“Siguria ushqimore nuk është vetëm kërkesë, por e mirë themelore dhe u takon gjithë qytetarëve. Ajo siguron konsumatorët dhe ofron konkurrencë të drejtë mes operatorëve. Ajo përfaqëson edhe një nga fushat më komplekse dhe transformuese të reformës.
Tashmë Shqipëria ka hyrë në këtë fazë finale të negociatave dhe kjo matet me sistemet që funksionojnë, por edhe inspektime që janë efektive dhe bazohen në vlerësim rreziku. Bazohet në laboratorë të certifikuara dhe subjekte ushqimore, që përmbushin standardet e BE. Duhet përmirësim i subjekteve në përputhje me BE. Është shumë e rëndësishme për sektorin.
Autoritetet duhet të përdorin burimet e kufizuara dhe t’i bazojnë në kontrolle me bazë rrezikun. Këtu hyn më së shumti qumështi dhe mishi. Për shkak të cilësisë të ulët të qumështit të papërpunuar, është parakusht për të qenë konkurrentë në tregun e BE. Trajtimi i qumështit nuk është opsional, por hap thelbësor drejt BE. Është një nga ato kërkesa që duhet të përputhë Shqipëria.
Për operatorët ky transformim paraqet sfida madhore. Ky standardizim hap rrugën drejt tregut të madh të BE për eksporte. Kërkon adoptim, higjienë më të rreptë, përmirësim të gjurmueshmërisë dhe trajtim të stafeve. Kjo është e rëndësishme, sigurisht edhe e vështirë. Do të duhet t’ju jepet ndihmë në proces. Ky duhet të shihet si investim tek e ardhmja juaj.
Nevojitet më shumë investim nga qeveria, që bizneset të mësojnë kategorizimin, në mënyrë që të ketë më shumë investim. Gjithçka duhet të ndodhë me transparencë dhe besim, pa këto nuk ka asnjë avancim, qofshin edhe reforma të mëdha. Ne jemi këtu për t’ju ndihmuar, jo për të pritur të përmbushni kushtet. Prandaj ju kemi dhënë 12.7 milionë euro, me Gjermaninë dhe Lituaninë, që do të ndihmojnë në këtë proces. Kjo mbështetje tregon interesin e BE-së në këtë proces.
Shqipëria tashmë ka bërë një përparim shumë të rëndësishme. Tregimi është i qartë, por hapat e ardhshëm do të jenë vendimtarë. 6 kushtet përmbyllëse për sigurinë ushqimorë janë të qarta dhe përmbushja e tyre do kërkojë lidership të madh institucional. Ne, BE do të vazhdojmë të mbetemi partneri juaj i përkushtuar në këtë rrugëtimin tuaj të rëndësishëm”, përfundoi Gonzato.