Kompania One Albania dyshohet se nuk ka bashkëpunuar plotësisht me autoritetet ligjzbatuese gjatë hetimeve për mashtrimet me call center.
Sipas dokumenteve të Gjykatës së Tiranës që disponon News24, autoritetet shqiptare i kanë dërguar disa kërkesa zyrtare kompanisë për të identifikuar përdoruesit e adresave IP që dyshohej se përdoreshin për aktivitet të paligjshëm.
One Albania nuk ka vënë në dispozicion të dhënat e kërkuara, ndryshe nga operatorë të tjerë që kanë bashkëpunuar me informacione për klientët.
Ndërkohë, nga operacioni “Ghost Call” janë zbuluar në total 12 ambiente të përshtatura për këtë veprimtari, janë arrestuar 10 persona, ndërsa disa të tjerë janë shpallur në kërkim. Po ashtu janë sekuestruar mbi 891 mijë euro, qindra pajisje elektronike dhe prova të tjera që dyshohet se lidhen me skemën e mashtrimit.
Hetimet vijojnë për të zbardhur plotësisht këtë rrjet dhe për të përcaktuar të gjithë personat e përfshirë.