Gjykata penale e Tiranë ka caktuar masat e sigurimit detyrim paraqitje për 4 të arrestuarit për zjarrin e rënë te pallati 12 katësh pranë QSUT.
Gjykata ka vendosur për të nxjerrë nga burgu menaxheren e marketit Razie Sula, administratorin e pallatit Agron Cara, inxhinierin e ndërtimit Enver Ademi dhe administratorin e kompanisë që realizoi fasadën e kompleksit, Altin Fortuna.
Ata u arrestuan në datën 15 prill, nga policia, si përgjegjës për zjarrin fatal, që shkrumboi totalisht 30 apartamente.
Në lidhje me ngjarjen e rëndë, po hetohet në gjendje të lirë ndërtuesi Armand Lilo si edhe pronari i kompanisë së kontraktuar për ndërtimin e kompleksit.
Nga flakët u dëmtuan 11 shtetas punonjës të DPMZSh-së dhe banore të pallatit.
Ndërkohë ende vijojnë hetimet për të zbardhur plotësisht shkaqet dhe përgjegjësitë e kësaj ngjarjeje.