Pengmarrja e biznesmenit, lihen në burg 3 autorët! Avokati: Sula u kishte 60 mijë euro borxh, kërkuan të sqaroheshin

Gjykata e Tiranës ka lënë në burg këtë të enjte dy vëllezërit Jurgen dhe Kevin Neza dhe kushëririn e tyre Hysen Neza në lidhje me marrjen peng të biznesmenit Florian Sula pak ditë më parë.

Mësohet se tre të arrestuarit nuk kanë folur në sallën e gjyqit.

Ndërkohë avokati i tyre ka pretenduar se ata nuk e kanë marrë peng Sulën, por kanë dashur që të sqarohen me të në lidhje me një borxh që biznesmeni ju kishte.

Sipas tij, kur tre autorët kanë konstatuar se Florian Sula ka qenë në pamundësi financiare për ti kompensuar shumën e parave e kanë lënë të lirë.

Tre të arrestuarit pak ditë më parë, u prezantuan si agjentë të BKH dhe rrëmbyen 32-vjecarin të cilin e mbajtën për disa orë peng në një subjekt privat, ndërsa i kërkuan 1 milionë euro në këmbim të lirimit.

Sula i premtoi tre personave se do t’i jepte një shumë prej 500 mijë euro, por biznesmeni pas lirimit denoncoi rastin në polici.