Sekretariati i Etikës fal Albana Vokshin dhe Taulant Ballën, përjashtohen Elda Hoti dhe Flamur Noka

Sekretariati i Etikës ka vendosur përjashtimin me 10 ditë të deputetes së Partisë Demokratike Elda Hoti dhe me 20 ditë të Flamur Nokës, pas tensioneve që u krijuan në seancën e fundit plenare.

Në mbledhjen e sotme, Sekretariati vendosi të mos pranonte kërkesën e PS për përjashtimin me 30 ditë të deputetes demokrate Albana Vokshi. Njëkohësisht nuk u pranua kërkesa e demokratëve për përjashtimin e kreut të grupit të Partisë Socialiste, Taulant Balla.

Kujtojmë se deputetja Elda Hoti i mori kartën e deputetit koleges socialiste, Bora Muzhaqi, teksa kjo e fundit po fliste. Ndërkohë Noka u “përplas” me Ballën duke i thënë se “do ta rripte si kec”.

Sakaq PD kërkoi përjashtimin e Ballës me 60 ditë pasi sipas tyre në mënyrë të vazhdueshme, ka fyer dhe kërcënuar deputetet gra të grupit parlamentar demokrat. Por Sekretariati i Etikës vendosi që të merrte masë ndaj Taulant Ballës.