Rritja e çmimit të naftës, miratohet akti normativ për uljen 20% të akcizës

Qeveria shqiptare ka miratuar sot aktin normativ për uljen e akcizës për naftën dhe benzinën pas rritjes së çmimit si pasojë e luftës në Iran.

Ky akt normativ parashikon uljen e akcizës me 20% në rast se çmimi i shitjes me pakicë i përcaktuar nga Bordi i Transparencës do të jetë mbi 220 lekë për litër për naftën dhe mbi 200 lekë për litër për benzinën.

Akti normativ do të jetë në fuqi deri në stabilizimin e plotë të situatës të krijuar ndërkombëtarisht.

Deklarata e Ministrit të Financave, Petrit Malaj:

Ashtu sikundër Kryeministri Rama ka premtuar që në krye të herës, për të marrë masa konkrete dhe të prekshme për të amortizuar efektete prodhuara si rezultat i konfliktit në Iran, qeveria shqiptare sot ka ndërmarrë Aktin Normativ për të ulur akcizën, si rrjedhojë e rritjes së çmimit të naftës në tregjet ndërkombëtare, sidomos në 48 orët e fundit.

Ky Akt Normativ parashikon uljen e akcizës me 20%, nëse rast se çmimi i shitjes me pakicë, i përcaktuar nga Bordi i Transparencës do të jetë:

  • Mbi 220 lekë për litër për naftën;
  • Mbi 200 lekë për litër për benzinën

Ky Akt Normativ do të jetë në fuqi deri në stabilizimin e plotë të situatës të krijuar ndërkombëtarisht.

Ne jemi të angazhuar plotësisht që t’i përgjigjemi me përgjegjshmëri çdo sfide, duke mbrojtur qytetarët shqiptarë nga efektet financiare të prodhuara si rezultat i këtij konflikti, por edhe të mbrojmë buxhetin e shtetit dhe ekonominë e vendit tonë, sidomos në një moment kritik si ky që po përballet bota sot.