Kryeministri Edi Rama ka mbledhur sot kryebashkiakët e vendit te Pallati i Kongreseve, takim ky që vjen në kuadër të turit të tij “Punët e Shqipërisë”.
Ndërkohë burime për mediat bëjnë me dije se ftesë për të marrë pjesë në këtë mbledhje kanë pasur edhe kryebashkiakët e djathtë, ai i Fushë Arrezit Hilë Curraj dhe i Pukës, Rrok Dodaj.
Kreu i Bashkisë së Pukës ka thënë për mediat se garda nuk e ka lejuar të hyjë në sallë, pasi emri i tij nuk figuron në listën e pjesëmarrësve.
Ai tha se është njoftuar me email për takimin e sotëm, por ai nuk është lejuar që të marrë pjesë. Ndërkohë Partia Socialiste thotë se janë njoftuar vetëm kryebashkiakët e majtë.
Sakaq, kryetarët Miftar Dauti Hasit dhe Albert Mylyshi i Mirditës kanë deklaruar se nuk kanë marrë ftesë për këtë takim.