Tensione në seancën plenare të kësaj të enjteje. Pasi kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi i ndërpreu fjalën Flamur Nokës, deputetët e opozitës bllokuan foltoren duke mos lejuar zhvillimin e seancës.
Teksa deputetja Bora Muzhaqi vijoi fjalën, ligjvënesja e PD, Elda Hoti ju afrua dhe i mori kartën e mikrofonit.
Në këto momente ndërhyri kreu i grupit të PS, Taulant Balla, i cili ju drejtua Hotit me fjalët “Ta tregoj unë ty…”.
Elda Hoti: Kujdes kur flet ti me mua…
Taulant Balla: Ta tregoj unë ty…Mos e prek, kaq po të them
Elda Hoti: Pse kush jam unë shoqja jote…Kush je ti?!
Bora Muzhaqi: Elda është e turpshme kjo qe po ben, si mund të marrësh karten e nje vajze tjeter.
Taulant Balla: Nuk merret karta e deputetit
Më pas seanca u ndërpre për disa momente.
Seanca e sotme plenare nisi me debate të forta mes opozitës e mazhorancës sa i takon njoftimit të djeshëm të Ambasadës amerikane se Shqipëria mund të jetë target sulmesh i shtetit iranian. Por për socialistët nuk është koha për alarm pasi nuk ka informacion për rrezik real.