Është shkarkuar nga detyra, drejtori i përgjithshëm i burgjeve, Klevis Qose. Vendimi është marrë në mbledhjen e fundit të qeverisë, ndërsa është mësuar edhe emri që do ta zëvendësojë në këtë detyrë.
Adriatik Kupi është caktuar në krye të Burgjeve. Kupi ka qenë më parë administrator i Njësisë Administrative Petrelë në Tiranë dhe më pas drejtor i Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes.
Qose u emërua në këtë post në mars të vitit 2024 pas dorëheqjes së Admir Abrijas, më 14 shkurt të atij viti.