Gjykata e Posaçme ka dënuar me burgim të përjetshëm Altin Hajrin, për vrasjen dhe rrëmbimin e Jan Prengës, ngjarje kjo e ndodhur në Janar të vitit 2020.
Dënimi i tij u dha në mungesë, pasi Hajri nuk është kapur ende nga autoritetet. Për ngjarjen e rëndë, që u regjistrua në kompleksin “Golden” në Shijak në pronësi të Hajrit, është dënuar me burgim të përjetshëm, Festim Bexhdili. Ky i fundit ishte kopshtar në kompleksin e Hajrit.
Sipas SPAK, që kishte kërkuar burg përjetë për Hajrin, ky i fundit ka qenë në dijeni të rrëmbimit të Jan Prengës sepse nga kqyrja e pamjeve filmike, ai ndodhej në kompeksin “Golden” në momentin që ka ardhur trupi i tij dhe madje ka mbyllur edhe qepenin e garazhit.
Kujtojmë se rrëmbimi i Jan Prengës ndodhi si hakmarrje ndaj vëllait të tij, Astrit Prenga për prishjen e pazareve të drogës në Britani.
Ai u dërgua në resortin e Altin Hajrit në Shijak, ku u torturua dhe zhvesh. Dyshohet se gjatë dhunës, Prenga u mbeti në dorë pengmarrësve, që vendosën të zhdukin trupin, që ende nuk është gjetur.