Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha të hënën se kishte urdhëruar ndalimin e sulmeve të kërcënuara ndaj infrastrukturës energjetike iraniane pas “bisedimeve shumë të mira dhe produktive” me Teheranin, dhe se negociatat do të vazhdojnë gjatë kësaj jave.
“Bazuar në karakterin dhe tonin e këtyre bisedimeve të thelluara, të detajuara dhe konstruktive, të cilat do të vazhdojnë gjatë gjithë javës, kam udhëzuar Departamentin e Luftës të shtyjë çdo dhe të gjitha sulmet ushtarake kundër centraleve energjetike dhe infrastrukturës së energjisë iraniane për një periudhë pesëditore, në varësi të suksesit të takimeve dhe diskutimeve në vijim”, shkruan Trump.
Shtetet e Bashkuara dhe Irani “kanë pasur, gjatë dy ditëve të fundit, bisedime shumë të mira dhe produktive për një zgjidhje të plotë dhe totale të armiqësive tona në Lindjen e Mesme,” shkroi Trump, me shkronja të mëdha, herët të hënën në platformën e tij Truth Social.
“Bazuar në tonin dhe karakterin” e bisedimeve, “të cilat do të vazhdojnë gjatë gjithë javës,” Trump urdhëroi Departamentin e Mbrojtjes “të shtyjë çdo sulm ushtarak ndaj centraleve energjetike dhe infrastrukturës energjetike iraniane për një periudhë pesë ditore, në varësi të suksesit të takimeve në vazhdim,” shtoi ai.