Krimi që tronditi Kosovën! Vrau të dashurin e më pas nusen e xhaxhait të saj, humb jetën edhe 31 vjeçarja

Një ngjarje e rëndë është regjistruar një ditë më parë në fshatin Majac të Podujevës ku 31 vjeçarja Arlinda Gashi vrau të dashurin e saj, Iliaz Brahimin dhe më pas qëlloi për vdekje edhe nusen e xhaxhait të saj, Miradije Gashi, 73 vjeç,

Pasi qëlloi në drejtim të dy viktimave, Ardita Gashi qëlloi edhe veten e saj. Fillimisht ajo mbeti e plagosur, por ndërroi jetë disa orë pas ngjarjes.

Mediat në Kosovë bëjnë më dije se Brahimi u gjet pa shenja jete në makinën e tij. Më pas, 31 vjeçarja është futur në banesën e nuses së xhaxhait duke e qëlluar atë dhe më pas veten.

Motivet e këtij krimi janë ende të paqarta për autoritetet.

Prokuroria Themelore e Prishtinës tha se në vendin e ngjarjes janë sekuestruar një armë zjarri, disa gëzhoja si dhe “prova të tjera materiale relevante për rastin”.

Prokuroria tha se po zhvillon hetime intensive dhe se “motivi i këtij rasti ende nuk është i njohur”.