Ambasada Gjermane dënon dhunën në protestën e opozitës

Ambasada Gjermane ka dalë me një reagim ku dënon dhunën gjatë protestës së djeshme të opozitës.

Në reagimin në rrjetet sociale, Ambasada Gjermane thotë se protestat politike janë e drejtë themelore në çdo shoqëri demokratike, por ato nuk mund të përligjin dhunën ndaj personave apo objekteve.

Ambasada kërkon nga përfaqësuesit e partive politike përgjegjëse të distancohen nga dhuna.

“Ambasada Gjermane dënon dhunën e papranueshme në kuadër të demonstratave të djeshme. Protestat politike dhe e drejta për të demonstruar janë të drejta themelore në çdo shoqëri demokratike. Por ato nuk mund të përligjin asnjëherë dhunën ndaj personave apo objekteve. Ne kërkojmë prej përfaqësuesve të partive politike përgjegjëse të distancohen në mënyrë të paekuivoke nga dhuna”, thuhet në reagim.