Ditën e nesërme, në orën 18:00 opozita do të protestoj sërish para Kryeministrisë, ku kërkohet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama.
Ndërkohë është zbardhur edhe mesazhi i dërguar strukturave të Partisë Demokratike, ku thuhet se nuk do të ketë ndalje të reagimit deri në largimin e kryeministrit Edi Rama nga pushteti dhe arritjeve të një qeverie teknike
“Të dashur demokratë: Edi Rama është izoluar ndërkombëtarisht. Në përplasje me drejtësinë. Rezistenca jonë nuk ndalet deri në largimin e tij. Deri në qeveri teknike dhe zgjedhje të lira. Detyra jonë është ta rrëzojmë.
E diel, ora 18.00, në Bulevard”, thuhet në mesazh.

Kujtojmë se protesta e fundit e PD u mbajt para Kuvendit të Shqipërisë, në një kohë kur brenda po shqyrtohej kërkesa e SPAK për arrestimin e Belinda Ballukut, kërkesa kjo që u rrëzua me votat e PS dhe PSD.