Në arrati prej muajsh, arrestohet 35-vjeçari në Bulqizë, akuzohet për dhunë ndaj babait dhe vëllait

Një 35-vjeçar është arrestuar në Bulqizë pas disa muajsh në arrati, pasi akuzohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj babait dhe vëllait të tij.

Në pranga ka rënë shtetasi Adrian Gega, ndaj të cilit ishte lëshuar urdhër ndalimi nga Prokuroria e Dibrës.

Nga hetimet rezulton se më 3 janar 2026, në banesën e tij dhe pas një konflikti për motive të dobëta, ai ka ushtruar dhunë fizike ndaj babait dhe vëllait të tij.

Ndaj 35-vjeçarit, Gjykata e Dibrës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Shkatërrim i pronës”.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër për veprime të mëtejshme.