Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj gjatë qëndrimit të tij në Uashington, ka zhvilluar edhe një takim në zyrat qendrore të Institutit Ndërkombëtar Republikan, ku është pritur nga drejtori për Europën dhe Azinë, z. Stephen Nix.
Gjatë bashkëbisedimit me zotin Nix, kryetari i Partisë Mundësia, Shehaj ka theksuar në fjalën e tij se qytetarët shqiptarë presin vetëm ndryshimin, largimin e një qeverie “të korruptuar” si dhe një të ardhme të vendit ku drejtësia të jetë e pavarur.
” Ndryshim, ndryshim, ndryshim. Kjo është ajo që presin shqiptarët.
Sistemi 35-vjeçar u ka mohuar të drejtën të ndërtojnë të ardhmen në vendin e tyre. Një grusht njerëzish që kanë marrë peng jetën politike dhe të ardhmen e vendit.
Partia Mundësia nuk ndalet. Shqiptarët kanë nevojë për një qeveri të pakorruptuar, dhe sot drejtësia është në anën e tyre”, është shprehur Shehaj.
Kjo është dita e katërt e vizitës së kryetarit të Partisë Mundësia në SHBA. Më herët Agron Shehaj ka pasur takime edhe në rezidencën Mar-a-Lago, të presidentit amerikan Donald Trump. Gjatë bisedave me kongresmenë amerikanë Shehaj ka folur për problemet që Shqipërinë e pengojnë të zhvillohet si dhe për projektin politik të Partisë Mundësia në lidhje me të ardhmen e shqiptarëve.
Reagimi i Agron Shehaj në rrjetet sociale
E falenderova për bashkëpunimin e deritanishëm të IRI-t me Partinë Mundësia dhe ndihmën e tyre ndaj përpjekjes për forcimin e alternativës sonë politike.
Ndryshim, ndryshim, ndryshim. Kjo është ajo që presin shqiptarët.
Sistemi 35-vjeçar u ka mohuar të drejtën të ndërtojnë të ardhmen në vendin e tyre. Një grusht njerëzish që kanë marrë peng jetën politike dhe të ardhmen e vendit.
Partia Mundësia nuk ndalet. Shqiptarët kanë nevojë për një qeveri të pakorruptuar, dhe sot drejtësia është në anën e tyre.