I dha fund jetës me fostoksinë, familjarët kallëzojnë në polici të dashurin e 25 vjeçares: E dhunonte

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Tiranë ku 25 vjeçarja Xhuana Nikollaj, ka humbur jetën pasi ka konsumuar fostoksinë.

Pas ngjarjes, familjarët e të resë kanë kallëzuar në Komisariatin nr. 2 në Tiranë të dashurin e saj, shtetasin Eraldo Fizi, duke thënë se ushtronte dhunë, duke e çuar 25 vjeçaren drejt aktit të rëndë. Raportohet se e reja ishte shtatzënë ndërsa humbi jetën në rrugës drejt transportimit në QSUT.

25-vjeçari Fizi akuzohet për “dhunë në familje” dhe “shkaktim të vetëvrasjes”. Uniformat blu kontrolluan banesën e tij në Lezhë, por ai nuk u gjet, ndërkohë që kërkimet për kapjen e tij vijojnë intensivisht. Sakaq po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2: shpallën në kërkim, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Shkaktimi i vetëvrasjes”, shtetasin E. F., 25 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj të dashurës së tij, veprim i cili dyshohet se është bërë shkak që shtetasja të konsumojë Fotoksinë. Si pasojë, ajo ka humbur jetën në spital. Punohet intensivisht për lokalizimin dhe kapjen e 25-vjeçarit, si dhe për sqarimin dhe dokumentimin e rrethanave të rastit”, njofton Policia.