Sekretariati i Etikës ka përjashtuar me 10 ditë nga punimet e Kuvendit, dy deputetët e Partisë Demokratike, Gazment Bardhin dhe Klevis Balliun.
Vendimi erdhi pas kërkesës së grupit të PS, të cilët kërkuan përjashtimin e kolegëve demokratë pas përplasjeve në seancën plenare të së enjtes së shkuar.
Tensionet nisën pas një komenti të kreut të grupit të PS, Taulant Balla, ndaj deputetes demokrate, Albana Vokshi duke i thënë se “e ka numrin 0900”. Për këtë arsyes demokratët kërkuar përjashtimin e Ballës.
Por, në mbledhjen e kësaj të hënë, Sekretariati i Etikës rrëzoi kërkesën e Partisë Demokratike duke mos vendosur asnjë masë shtrënguese për kryetarin e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla,
Sipas PS, ndjesa publike e Ballës ndaj Vokshit ishte e mjaftueshme për të mos vendosur përjashtimin e tij.