Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar ditën e sotme ndryshimet në qeveri, ku vendimi i parë që është marrë ishte ai i shkarkimit të Belinda Ballukut.
Socialistët e pranishëm kanë votuar të gjithë pro shkarkimit të saj, teksa vetë Balluku nuk është e pranishme në seancë. Në votimin për shkarkimin e saj u votua me 85 vota pro dhe asnjë kundër.
Ndërkohë, opozita ka bllokuar foltoren, pasi kërkon që kreu i Kuvendit të zbatojë rregulloren dhe t’u japë të drejtën e fjalës.
Ndryshe nga herët e tjera, kreu i Kuvendit, Niko Peleshi, ka qenë shumë i nervozuar dhe strikt në drejtimin e seancës, duke mos lejuar deputetët të përfundojnë as fjalinë pasi u kishte mbaruar koha.
Nuk dihet nëse ky nervozizëm i Peleshit ka ardhur nga halli i socialistëve për imunitetin e Belinda Ballukut, apo kreu i Kuvendit ka marrë urdhër nga partia e tij që të mos lejojë deputetët e opozitës të flasin gjatë seancave plenare.