Mbrojtja ajrore e NATO-s ka shkatërruar një raketë iraniane që shkonte drejt hapësirës ajrore turke, sipas Ministrisë së Mbrojtjes të Turqisë.
Në një deklaratë, Ministria e Mbrojtjes thotë se nuk ka viktima ose të lënduar.
Ajo thotë se raketa u “zbulua duke kaluar nëpër hapësirën ajrore irakiane dhe siriane dhe duke u drejtuar drejt hapësirës ajrore turke”.
Mbetje të municioneve të mbrojtjes ajrore të NATO-s ranë në një zonë të hapur në provincën Hatay, në jug të Turqisë, pa shkaktuar të lënduar apo dëme materiale, shtoi ministria.
Turqia u bëri gjithashtu thirrje të gjitha palëve të përmbahen nga veprime që mund të përshkallëzojnë më tej konfliktet në rajon dhe konfirmoi se do të vijojë bashkëpunimin me NATO-n dhe aleatët e tjerë.
“Ne i paralajmërojmë të gjitha palët të përmbahen nga ndërmarrja e çdo hapi që mund të shkaktojë përhapjen e mëtejshme të konfliktit në rajon”, thuhet në deklaratën e Turqisë, një anëtare e NATO-s.