Gazetarja Klodiana Lala ka bërë një denoncim të fortë ditën e sotme ku Klesti Çela, kunati i biznesmenit të shpallur në kërkim, Ergys Agasi ka dhunuar Fatmir Metën, drejtor i Ekzekutimit të Vendimeve pranë Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT).
Raportohet se incidenti i rëndë ka ndodhur në zyrat e IKMT-së, ku Çela, drejtori i Mjedisit dhe njëkohësisht kunati i Ergys Agasit, së bashku me tre persona të tjerë kanë dhunuar Metën.
Burime për gazetaren me dije se konflikti lidhet me një grup inspektimi për çështjen e dherave. Pas debatit fillestar, një ditë më pas, situata ka degraduar në dhunë fizike brenda ambienteve të institucionit.
Pas incidentit të rëndë, Klesti Çela mësohet se ka shkuar në zyrën e Afrim Qendros, ku ka kërkuar dorëheqjen nga IKMT.
Deri në këto momente nuk ka një reagim zyrtar nga IKMT apo nga palët e përfshira, ndërsa pritet që rasti të hetohet nga organet kompetente.
Postimi i Lalës:
Shteti qe dhunon shtetin!
Zyrtari Klesti Cela, kunati Ergys Agasit dhunon Fatmir Meten e IKMT brenda ne zyre!
Banda ore banda!