SHBA-ja ka mbyllur dy ambasada në Lindjen e Mesme dhe ka reduktuar praninë diplomatike në disa vende të tjera, ndërsa goditjet në rajon vazhdojnë.
Ambasada e SHBA-së në Arabinë Saudite është e mbyllur sot pas goditjes së saj nga dy dronë të dyshuar iranianë.
Ndërkohë, ambasada e SHBA-së në Kuvajt ka mbyllur dyert “deri në njoftim të mëtejshëm”. Departamenti i Shtetit ka urdhëruar largimin e stafit qeveritar jo-urgjent nga Kuvajti. Të hënën, një video e siguruar nga Reuters tregoi tym që ngrihej nga zona rreth ambasadës amerikane, dhe një burim i tha CNN-it se ambasada u godit të dielën dhe të hënën.
Departamenti i Shtetit ka këshilluar amerikanët të largohen menjëherë nga 14 vendet e mëposhtme në rajon për shkak të “rreziqeve serioze për sigurinë”:
- Bahrein
- Egjipt
- Iran
- Irak
- Izrael
- Jordani
- Kuvajt
- Liban
- Oman
- Katar
- Arabia Saudite
- Siri
- Emiratet e Bashkuara Arabe
- Jemeni
Gjithashtu, Departamenti ka kërkuar nga stafi jo-urgjent amerikan dhe familjet e tyre të largohen nga këto vende:
- Jordani
- Bahrein
- Katar
- Irak
- Emiratet e Bashkuara Arabe