“Alarm sigurie!” Ambasada e SHBA u vendos “kryq” 4 bizneseve: Qytetarët amerikanë të mos shkojnë në këto lokale

Në një mesazh të pazakontë për qytetarët amerikanë, ambasada e SHBA i këshillon ata që të mos shkojnë në 4 lokale në Tiranë.

Mesazhi u është nisur qytetarëve amerikanë në 20 Shkurt, teksa ambasada thotë se këto lokale duhen shmangur për shkak  të rrezikut të mundshëm të dhunës hakmarrëse dhe shqetësimeve për sigurinë. 

Ambasada  kërkon qytetarëve të mbajnë një profil të ulët, të monitorojnë mediat lokale dhe të kenë gjithmonë një plan emergjence ose një strategji daljeje.

Mesazh për qytetarët amerikanë
Subjekti: Alarm sigurie
Vendndodhja: Tirana
Data/Ora: E premte, 20 shkurt 2026
Ngjarja: Si një masë paraprake sigurie për shkak të mundësisë së dhunës hakmarrëse dhe/ose raportimeve për praktika të padrejta biznesi dhe shqetësime për sigurinë, restorantet e mëposhtme janë të ndaluara për personelin e Ambasadës Amerikane:
Juvenilja
Kështjella Juvenilja
Pastiçeri Venezia
Magic Club
Veprimet që duhen ndërmarrë:
Qytetarëve amerikanë u këshillohet të shmangin këto restorante
Monitoroni mediat lokale
Gjithmonë keni një plan emergjence ose strategji daljeje
Mbani një profil të ulët