SPAK kërkon arrestimin, PS vendos të enjten për Ballukun

Ditën e enjte do të vendoset qëndrimi përfundimtar i Partisë Socialiste për kërkesën e SPAK drejtuar Kuvendit për marrje autorizim për arrestimin e Belinda Ballukut.

Burime për mediat bëjnë me dije se mazhoranca do të mblidhet më datë 26 shkurt, në orën 11:00 te Pallati i Brigadave do të japin qëndimin e tyre

Një ditë më parë u mblodh Këshilli i Mandateve për të shqyrtuar kërkesën e Prokurorisë së Posaçme, ku anëtarët e PD kërkuan që Kuvendi të autorizojë arrestimin e Ballukut.

Prokuroria e Posaçme bëri më dije dje gjatë mbledhjes së pozita e ish-numrit dy të qeverisë është rënduar dhe se ajo rrezikon deri në 35 vite burg.

“Në situatën kur i kërkuar masa e parë ndaj  znj. Balluku rrezikonte deri në 10 vite burg; sot që flasim situata e saj është rënduar, dhe me akuzat e prokurorisë në këtë moment znj. Balluku rrezikon deri në 35 vite burg. Të njëjtën vepër e ka kryer 9 herë. Secila vepër dënohet me 4 vite. Me bashkim dënimesh ky është marzhi i veprës”- ka thënë kreu i SPAK, Klodian Braho.

Më herët, prokurorët e SPAK thanë se ka prova se disa “persona të fortë” kanë kërcënuar dëshmitarët në emër të Ballukut. Për këtë kanë paraqitur edhe provat në mbledhjen e Këshillit të Mandateve, transkripte të bisedave.