Rama u bën karshillëk qytetarëve të bllokuar nga shembjet e rrugëve, udhëton me helikopter drejt Korçës

Teksa prej dy ditësh qytetarët presin me orë të tëra të udhëtojnë drejt Lindjes së vendit për shkak të shembjes së rrugëve, mes të cilave edhe ato që janë inauguruar kohët e fundit, kryeministri Rama e ka gjetur zgjidhej që të mos ngecë në trafik.

Ai do të udhëtojë me helikopter drejt Korçës, për të inspektuar përfundimin e punimeve të Polit të Dijes.

Poli i Dijes është kampusi i ri universitar që po ndërtohet nga Fondi i Zhvillimit në qytetin e Korçës. Kjo godinë e re që do të jetë në funksion të studentëve të Universitetit të Korçës të ketë hapësira më të bollshme në auditorë, laboratorë, bibliotekë, zyra e salla mbledhjesh.

Ndoshta kreu i qeverisë do të bënte mirë që ta shtynte këtë vizitë për një ditë tjetër kur rrugët të ishin të hapura, që të kalonte si të gjithë qytetarët.

Por ai ka zgjedhur t’u bëjë karshillëk atyre, duke marrë helikopterin për të shkuar sa më shpejt në Korçë, teksa ata mbeten ende të bllokuar nga rrugët që janë lënë rrugëve nga kjo qeveri prej 13 vitesh.