Do hapej sot në mesditë, shembet sërish rruga në Arrat e Gurrës, ndalohet qarkullimi edhe për këmbësorët

Segmenti i bllokuar në zonën e Arrat e Gurrës, në fshatin Dragostunjë të Librazhdit, ka pësuar një tjetër goditje të rëndë, vetëm pak orë pasi pritej të hapej për qarkullimin e mjeteve.

Rruga dytësore e ndërtuar me by-pass për të mundësuar kalimin e mjeteve ka pësuar një fundosje të thellë dhe rrëshqitje masive dheu. Një sipërfaqe e konsiderueshme toke është shembur, duke dëmtuar rëndë ndërhyrjen e realizuar ditët e fundit dhe duke e bërë segmentin plotësisht të pakalueshëm.

Për shkak të rrezikut të shembjeve të tjera, janë larguar edhe mjetet e firmës që po kryente punimet, ndërsa autoritetet kanë ndaluar qarkullimin jo vetëm të automjeteve, por edhe të këmbësorëve.

Specialistët paralajmërojnë se terreni në këtë zonë mbetet tepër i paqëndrueshëm, çka e bën çdo ndërhyrje teknike të vështirë dhe me rrezik të lartë.

Nga bllokimi i këtij segmenti është krijuar një [problem i madh në qarkullimin e mjeteve dhe lidhjen mes zonave.