Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Tiranë ku një i ri ka mbetur i vrarë me thikë.
Ngjarja ka ndodhur pas një konfliktit të çastit mes disa të rinjve brenda një lokali në rrugën Kongresi i Lushnjës në Tiranë.
Konflikti paraprakisht mësohet se ka ndodhur për motive banale mes dy grupeve.
Viktima është identifikuar si Egli Pashollari. Ndërkohë policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punohet për zbardhjen e rrethanave. Raportohet se autori që e ka qëlluar për vdekje është identifikuar nga policia dhe po punohet për kapjen e tij.
Sa i takon viktimës, ai është ish-gardian burgu i akuzuar më parë se tentoi t’i fuste akool në qeli Emiljano Shullazit.