Banorët e Rrjollit, e të cilëve preken nga një resort që do të ndërtohet atje kanë dalë sërish në protestë këtë të martë.
Ata janë përplasur sërish me policinë dhe kanë tentuar që të ndalojnë punimet, ndërsa paralajmërojnë se nuk do do të ndalen, duke përshkallëzuar protestën e tyre.
Banorët thonë se nëse shteti nuk u jep zgjidhje, ata do të futen ngë grevë urie para SPAK-ut.
“Shteti po na merr nëpërkëmbë”- ka thënë një prej banorëve të Rrjollit.
“Do i përgjigjemi me dhunë forcave të policisë, pasi janë bërë me agresiv”, tha një tjetër banor.
Në protestë është e pranishme edhe një përfaqësuese e Avokatit të Popullit. Janë mbi 80 familje në këtë zonë që kërkojnë një zgjidhje për tokën ku do të ndërtohet resorti, për të cilën pretendojnë pronësinë.