“Kam gabuar në jetë”/ Zbardhet dëshmia e 18 vjeçares që u vetëplagos në hotel, i dashuri dhe familjarët e tij prishën provat

“Kam gabuar në jetë”. Kështu ka deklaruar para grupit hetimor, 18 vjeçarja, e cila u vetëplagos me armë zjarri në orët e para të kësaj të shtune.

Ngjarja raportohet se ka ndodhur pak pas mesnate në një hotel në zonën e Saukut, në pronësi të familjes Gjuta.

E reja, e pyetur nga policia ka deklaruar se ishte plagosur vetë, por nga marrja në pyetje e oficerëve të policisë, rezultoi se ajo dhe shtetasi Erisjaldo Gjuta, i shpallur në kërkim, kishin qenë në të njëjtën dhomë në ambientet e hotel Gjuta në Sauk.

Djali që ka qene në dhomën e hotelit me vajzën është nipi i Vladimir Gjutës, një emër i njohur për policinë.

Lidhur me ngjarjen e rëndë policia ka arrestuar Vladimir dhe Mirvete Gjutën, të cilët janë arrestuar për “Moskallëzim i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Ndërkohë janë shpallur në kërim Sajmir Gjuta, Erisjaldo Gjuta (babë e bir) dhe Elvir Gjuta, kushëri me të dashurin e 18 vjeçares.

Anëtarët e familjes Gjuta, të cilët tentuan që të fshihnin ngjarjen, thanë në polici se e bën pasi kishin frikë se mund t’ua faturonin atyre ngjarjen.

Pavarësisht dëshmive, grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Njoftimi i policise

Arrestohen 2 shtetas dhe shpallen në kërkim 3 të tjerë.

Më datë 14.02.2026, rreth orës 00:15, në spital është paraqitur e plagosur me armë zjarri shtetasja N. M., 18 vjeçe, e cila ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Nga veprimet e shpejta hetimore të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve kundër Jetës dhe Pronës, si dhe nga kqyrja e pamjeve të kamerave të sigurisë, rezultoi se ngjarja ka ndodhur në ambientet e një subjekti në Sauk, ku 18-vjeçarja dyshohet se është vetëplagosur me armë zjarri.

E dëmtuara është transportuar në spital nga shtetasja M. R. (Gj) dhe shtetasi E. Gj., 24 vjeç.

Në vijim të veprimeve procedurale: Të arrestuarit(nëna dhe xhaxhai i 22-vjeçarit).
Në kërkim/Sajmir Gjuta, Erisjaldo Gjuta(babë e bir) dhe Elvir Gjuta(kushuri me 22-vjeçarin).
E dëmtuara: Natalia Murtati(e dashura e 22-vjeçarit)
-u arrestuan në flagrancë shtetasit V. Gj., 46 vjeç dhe M. R. (Gj), 48 vjeçe, për veprat penale “Moskallëzim i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”;
-u shpallën në kërkim shtetasit S. Gj., 49 vjeç, dhe E. Gj., 24 vjeç, për veprat penale “Moskallëzim i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, si dhe shtetasi E. Gj., 22 vjeç, për veprat penale “Moskallëzim i krimit”, “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Këta shtetas dyshohet se kanë prishur provat në vendin e ngjarjes dhe nuk kanë kallëzuar krimin.

Vijon puna për gjetjen dhe sekuestrimin e armës së zjarrit të përdorur në ngjarje, si dhe për kapjen e 3 shtetasve të shpallur në kërkim, me qëllim dokumentimin e plotë ligjor të rastit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.