Një shpërthim i telekomanduar me lëndë plasëse është parandaluar mbrëmjen e djeshme në Vrinë të Bashkisë Konispol.
Shoferi i mjetit, Mirash Gjikola, 57 vjeç, ka qenë duke udhëtuar në aksin Shëndëlli – Vrinë dhe ka dëgjuar një zhurmë të pazakontë në mjetin e tij. Pasi ka ndaluar, ka konstatuar një lëndë të dyshuar si eksploziv.
Ai ka njoftuar menjëherë policinë dhe dhe në vendngjarje kanë shkuar edhe reparti anti-eksploziv i RENEA-s. Nga kontrollet është konstatuar një sasi lënde eksplozive, e vendosur në sediljen e pasme të mjetit.
Mirash Gjikola rezulton me precedentë penalë, i dënuar më parë, teksa policia po punon për zbardhjen e ngjarjes.