Sot në orën 10:00 do të zhvillohet seanca e radhës plenare në Kuvendin e Shqipërisë, ku në rendin e ditës janë vendosur 14 pika, mes të cilave edhe interpelanca me ministrin e Drejtësisë, Besfort Lamallari, e kërkuar nga deputeti Tedi Blushi.
Por pika më e debatuar duket se do të jetë ajo e kërkesës së Partisë Socialiste për të ndryshuar përbërjen e Komisionit për Reformën Territoriale.
Deri më tani ndarja ka qenë e barabartë, me dy bashkëkryetarë, ndërkohë që socialistët kërkojnë që të kenë një anëtar më shumë se opozita dhe kryetar vetëm të PS-së, pasi sipas tyre vetëm kështu Komisioni mund të vijojë punën, pas bojkotit të disa mbledhjeve nga ana e opozitës.
Rendi i ditës: