Ish-kryeministri Fatos Nano i është nënshtruar një tjetër ndërhyrje kirurgjikale. Këtë herë mjekët kanë ndërhyrë për t’i pastruar mushkëritë.
Bëhet me dije se operacioni ka rezultuar i suksesshëm, por ish-kryeministri do të vijojë të qëndrojë n spital për shkak se rikuperimi kërkon kohë.
Tashmë gjendja shëndetësore e Nanos paraqitet e qëndrueshme. Nano ka qenë 3 herë kryeministër i Shqipërisë, ndërkohë që është nderuar nga kryeministri Rama me medaljen për mirënjohjen publike disa ditë më parë.