5 persona kanë tentuar të vrasin shtetasin S.I pas një konflikti për motive të dobëta. Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme në Kukës, ku siç njofton policia, dy kushërinjtë, Ç.M dhe E.M bashkë më tre persona të tjerë,kanë goditur me shkop bejsbolli dhe kanë tentuar të vrasin me armë zjarri shtetasin S. I.
Ky i fundit është dëmtuar si pasojë e goditjeve me shkop bejsbolli dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
“Në një lokal në qytetin e Kukësit, shtetasit Ç. M. dhe E. M. (kushërinj me njëri-tjetrin), dyshohet se, së bashku me 3 shtetas të tjerë, gjatë një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur me shkop bejsbolli dhe kanë tentuar të vrasin me armë zjarri shtetasin S. I.
Shtetasi S. I. është dëmtuar si pasojë e goditjeve me shkop bejsbolli dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Nga të shtënat nuk ka persona të lënduar”- njofton policia.
Është ngritur menjëherë grupi hetimor dhe, nën drejtimin e Prokurorisë Kukës, po vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti, si dhe për kapjen e autorëve dhe të personave të tjerë të përfshirë në këtë konflikt.