SKANDALI/ Punonjësit e shëndetësisë s’kanë marrë ende rrogën e dhjetorit, si gënjeu Taulant Balla në Kuvend

Deputeti i Lëvizjës “Bashkë”, Redi Muçi denoncoi sot në Kuvendin e Shqipërisë se punonjësit e Shëndetësisë në Shqipëri nuk kanë marrë ende pagën e muajit dhjetor, pavarësisht se jemi në ditët e fundit të muajit Janar.

Muçi bëri publik skandalin e radhës në shëndetësë, ndërsa kreu i grupit të Partisë Socialiste, Taulant Balla nxitoi që ta përgënjeshtronte këtë lajm, por e vërteta është ndryshe.

Shoqata e Infermierëve të Shqipërisë ka bërë një reagim publik në lidhje me këtë problematikë, duke shprehur shqetësimin për vonesën ekstreme të mos kalimit të pagës për punonjësit e Shëndetësisë.

Në reagim kjo shoqatë shkruan se pa asnjë njoftim dhe pa asnjë justifikim paga e dhjetorit 2025 edne nuk ju është dhënë punonjësve të Shëndetësisë.

Kjo shoqatë nënvizon se kjo është një problematikë e cila është ripërsëritur, ndërsa Ministria e Shëndetësisë hesht.

Reagim publik

Shoqata e Infermiereve te Shqiperise shpreh shqetësimin e saj lidhur me vonesën ekstreme të mos kalimit të pagës për punonjësit e Shëndetësisë. Pa asnjë njoftim dhe pa asnjë justifikim edhe pse data është 22 Janar 2026 paga e muajit Dhjetor 2025 ende nuk ju është dhēnë punonjësve të Shëndetësisë. Më e turpshme se kjo është dhe heshtja që ka kapluar çdo indivi, punonjës dhe institucion e për më tepër sindikatat inekzistente në Shqipëri që reagojnë vetëm kur kanë interesa përsonale apo politike për marje kuotash ose fondesh por që punonjësit i shohin si përfitim e jo si individ për ti përfaqësuar. Heshtja e vetë punonjësve që dhe kur sju japin hakun e merituar heshtin nga frika e presioneve të vazhdueshme që ju bëhen me largime nga puna. Dhe qershia mbi tortë është heshtja e vetë Ministrisë lidhur me këtë shqetësim duke mos bërë asnjë reagim e për më tepër duke premtuar rritje page në formë lëmoshe ose si formë për tju mbyllur gojën.

Një problematikë e përsëritur prej vitesh e pa asnjë përgjegjësi e përgjegjës dhe e gjitha rëndon mbi punonjësit që rrinë me sytë nga banka kur do ju kaloj paga.

Është turp që pas laq shumë skandalesh në Shëndetësi dhe vjedhje të pajustifikuara nuk ka akoma lëkë për tju paguar pagat punonjësve që janë fronti i parë në përballje në çdo situatë që vëndi kalon.

Duke shpresuar që dikush të dalë të mbaj përgjegjësinë për këtë shpresojmë që ky fenomen të mos përsëritet më.

Shoqata e Infermierëve të Shqiperise

22 Janar 2026, Tiranë