Pas Elisa Spiropalit, i ka ardhur radha Taulant Ballës që t’i bindë shqiptarët se ftesa e Donald Trump për kryeministrin e Shqipërisë ishte ftesë personale për Edi Ramën, dhe jo për shtetin shqiptar.
Në seancën e sotme plenare që u shoqërua me tensione të shumta, Balla tha se Trump e ftoi personalisht Ramën për shkak se ky i fundit është partner i besueshëm i SHBA-ve.
Në fund të gjithë fjalimit për të ngritur Ramën, Balla i vuri ultimatum opozitës javën tjetër që të shkojnë në Komisionet për Reformën Zgjedhore dhe atë Territoriale, ose në të kundërt mazhoranca do ta miratojë e vetme.
“Kuvendi i Shqipërisë sot mblidhet në këtë sesion të dytë, në një moment pozitiv dhe krenarie për Shqipërinë është ftuar të marrë një rol të paimagjinueshëm më parë, ftesa e presidentit të SHBA, Donald Trump, që e ka ftuar personalisht kryeministrin Edi Rama, t’i bashkohet një organizmi të ri ndërkombëtar, Bordit të Paqes. Do të vlerësoja maksimalisht që edhe PD, ajo që ka mbetur dikur nga PD, ta vlerësojë këtë moment për Shqipërinë. Fatkeqësisht, edhe për këto ngjarje, edhe ndaj këtij lajmi të mirë për Shqipërinë, u ngrit përsëri armata e qyqarëve.
Nga e shtuna në darkë, filluan të bërtasin, në fillim thanë nuk ka ftesë, kur doli ftesa, thanë janë të gjitha vendet anëtare të OKB, pastaj thanë ftesa duhej e personalizuar. Nuk është fare rastësi që nuk janë asnjëri prej krryeministrave dhe presidentëve të tjerë të Ballkanit Perëndimor. Situata degradoi në kampin e qyqarëve, kur me porosi të bufit, filluan të dalin në televizione, sa u detyrua edhe trampisti Tritan Shehu te televizioni i Xenit të na shajë SHBA. Nuk jemi vetëm pse jemi vend anëtar i NATO-s, por se Rama është partner i besueshëm i SHBA. Kohë për të humbur me ju, ne kemi zero. Doni të bëni reformën administrative dhe territorialen? Jeni të mirëpritur, nëse javën tjetër nuk vini në komision, do të bëjmë ndryshimet”,