Kryeministri Edi Rama do të mbledhë sot grupin parlamentar të Partisë Socialiste, në një mbledhje maratonë ku do të flitet mbi veprimtarinë e deputetëve në Kuvendin e Shqipërisë.
I pari fjalën do ta marrë vetë Rama, ndërsa pas tij do të flasin me radhë Niko Peleshi dhe Taulant Balla. Pas fjalimeve, do të jenë krerët e komisioneve parlamentare që do të raportojnë punën e tyre.
Kjo mbledhje vjen në një moment ku mazhoranca dhe qeveria nuk janë aspak në ditët e tyre më të mira, pas skandaleve të njëpasnjëshme që janë zbuluar nga SPAK.
Dosja “AKSHI” dhe kërkesa për arrestim të zv.kryeministres Belinda Balluku kanë shqetësuar shumë socialistët, të cilët duhet të marrin edhe vendimin për ta lënë drejtësinë ose jo të procedojë me arrestimin e numrit 2 të qeverisë.
Agjenda:
10:00 Hapja e Mbledhjes
Fjala e Kryeministrit, Kryetarit të PSSH, Edi Rama.
Fjala e Kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi.
Fjala e Kryetarit të Grupit Parlamentar të PSSH, Taulant Balla.
Raporti i Veprimtarisë së Komisioneve Parlamentare
Komisioni për Ekonominë, Punësimin dhe Financat – Milva Ekonomi (Koha 10’)
Diskutime jo më shumë se 2 minuta për çdo folës
Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike – Ulsi Manja (Koha 10’)
Diskutime jo më shumë se 2 minuta për çdo folës
Komisioni për Çështjet e Brendshme dhe të Mbrojtjes – Bledar Çuçi (Koha 10’)
Diskutime jo më shumë se 2 minuta për çdo folës
Komisioni për Bujqësinë, Ushqimin dhe Zhvillimin Rural – Blendi Klosi (Koha 10’)
Diskutime jo më shumë se 2 minuta për çdo folës
Komisioni për Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm – Anila Denaj (Koha 10’)
Diskutime jo më shumë se 2 minuta për çdo folës
Komisioni për Edukimin, Shkencën dhe Sportet – Evis Kushi (Koha 10’)
Diskutime jo më shumë se 2 minuta për çdo folës
Komisioni për Shëndetësinë dhe Mirëqenien Sociale – Eduard Shalsi (Koha 10’)
Diskutime jo më shumë se 2 minuta për çdo folës
Komisioni për të Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik – Iris Luarasi (Koha 10’)
Diskutime jo më shumë se 2 minuta për çdo folës
Komisioni për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën – Erion Malaj (Koha 10’)
Diskutime jo më shumë se 2 minuta për çdo folës
Komisioni për Europën dhe Punët e Jashtme – Igli Hasani (Koha 10’)
Diskutime jo më shumë se 2 minuta për çdo folës
Komisioni për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale – Fatmir Xhafaj (Koha 10’)
Diskutime jo më shumë se 2 minuta për çdo folës
Komisioni Posaçëm për Realizimin e Reformës Zgjedhore – Damian Gjiknuri (Koha 10’)
Diskutime jo më shumë se 2 minuta për çdo folës
Komisioni Posaçëm për Reformën Administrativo-Territoriale – Arbjan Mazniku (Koha 10’)
Diskutime jo më shumë se 2 minuta për çdo folës
Raporti nga Sekretari i Grupit mbi pjesëmarrjen e deputetëve në Seancat Plenare, Komisionet dhe Mbledhjet e Grupit.
13:30 – Konkluzione
Fjala e Kryetarit të Grupit Parlamentar të PSSH, Taulant Balla.
Fjala e Kryeministrit, Kryetarit të PSSH, Edi Rama.
15:00 – Mbyllja e Mbledhjes