Ditët e fundit kryeministri Edi Rama është përfshirë në debate me gazetarët, për të hequr vëmendjen nga përmbytjet dhe skandalet e qeverisë.
Fillimisht ishte Blendi Fevziu i cili kritikoi ministrat e Ramës, pasi kanë transmetuar filmime sikur janë afër qytetarëve, por në të vërtetë kanë qenë në udhëtime private jashtë vendit.
Kjo deklaratë e moderatorit të emisionit “Opinion” bëri që Rama të reagonte disa herë, duke tentuar që të hiqte vëmendjen nga përmbytjet e mëdha që goditën vendin, sidomos Durrësin.
Por teksa çështja “Balluku” vijon të ketë vëmendjen e opinionit publik, pasi numri dy është marrë e pandehur nga SPAK, kryeministri ka zgjedhur “lojën” për të debatuar me gazetarët.
E fundit ishte gazetarja Klodiana Lala, lidhur me një status që kjo kishte bërë para pak ditësh, duke ironizuar deklaratat e Ramës sipas të cilit edhe plehrat e mbeturinat kishin ndikuar në përmbytjen e Durrësit.

Kryeministri i ka kthyer përgjigje duke e sulmuar Lalën, përmes një postimi në X.
Reagimi i Rames:
Komentatori-torja është gazetar-tare të cili-cilës ia hoqa emrin se nuk më intereson asfare polemika personale, po fakti skandaloz që një zëdhënës-nëse e opinionit publik, me një injorancë të ububushme (nuk flas për etikën apo për shqipshkrimin se pastaj i bie të rritet shumë kërkesa) u thotë qytetarëve se inceneratori i Tiranës e ka fajin për shishet e qeset plastike që hidhen rrugëve të Shqipërisë, e që me erën e pastaj me ujrat e lumenjve bëhen kapica të jashtëzakonshme e zbresin e bllokojnë rregullisht grykërrjedhjet e kanaleve kullues apo ndotin plazhet e detet… PRA SIPAS TIJ/SAJ HIDHINI PLEHRAT KU TË MUNDENI SE FAJIN E KA INCENERATORI I TR
Normalisht një gazetar nuk urren, nuk shpif, nuk dizinformon, po lexon, informohet dhe informon, por fatkeqësisht lloji i parë shtohet e shtohet (tamam si prurjet e plastikës) në kanalet e informimit, ndërsa lloji i dytë pakësohet dhe publiku përmbytet përditë nga prurjet e urrejtjes, shpifjes e dizinformimit! Kollaj, të urresh, shpifësh, dizinformosh është kollaj, sepse nuk ka nevojë të lexosh, të mësosh, të kuptosh të vërtetën e të jesh i drejtë dhe i mirëartikuluar, ndërsa e kundërta, uh, e kundërta ka punë e mund të madh
Por Lala nuk ka humbur kohë duke i kthyer përgjigje dhe e sfidon duke e ftuar ne një debat së bashku.
Reagimi i gazetares:
I paska dale gjumi mbretit lakuriq…o mbret qe sta tha njeri qe je lakuriq prej 14 vitesh.
Te sfidoj te me dergosh nje foto te inceneratorit te Tiranes qe na ka gllaberuar mln euro.
Pastaj me etiketo si te duash. Lekura sholle na eshte bere nga balta juaj!
Nese ke kurajo perballem ne debat kur te duash!
PS. Moa harro ne Durres ke 1500 shtepi dhe mijera hektare toke nen uje. Presin demshperblim